Fshati Drisht në njësinë administrative Postribë është lënë në harresë të plotë prej vitesh. Rruga e cila lidh këtë fshat me qytetin e Shkodrës vijon që të jetë në gjendje tepër të amortizuar. Në kohë me shi uji që mbush gropat e bën të vështirë lëvizjen.

Në këtë situatë fëmijët janë të detyruar që të udhëtojnë në këmbë në kushte të vështira shpeshherë duke u lagur këmbeësh , pavarësisht se veshin cizme

Rruga që lidh qendrën e Njësisë Administrative Postribë me fshatin Drisht u rikonstruktua në fund të vitit 2016 , por ajo rezultoi ndërhyrje e pamjaftueshme për këtë aks të amortizuar.

Këtë gjendje të krijuar, drejtuesit e institucioneve lokale e kanë justifikuar me mungesën e financimeve nga ana e qeverisë.Burime nga Njësia Administrative Postribë thonë se Bashkia Shkodër ka bërë aplikimin që në vitin 2013, por sipas tyre për arsye politike nuk është miratuar fondi.

 

 

Artikulli paraprakREXHVELAJ PËRGËNJESHTRON MINISTRIN BUSHATI
Artikulli tjetërKOPLIK – DEDAJ DHE DEDAJ – RAZËM MES GROPASH