1 muaj pas rikonstruktimit të aksit rrugor që lidh qendrën e njësisë administrative Postribë me fshatin Drisht
, gjendja vijon të mbetet e njëjtë. Shiu dhe ngricat kanë dëmtuar rikonstruktimet e pjesshme dhe kalimi në këtë rrugë mbetet përsëri i vështirë. Sipas banorëve, ky aks ka nevojë për një projekt konkret ku të përfshihet rrjeti i kanalizimeve dhe asfaltimi. Në gjysmën e muajit dhjetor të vitit të kaluar, bashkia Shkodër bëri disa rikonstruktime të pjesshme në rrugën e Drishtit, por ndërhyrjet nuk kanë rezistuar gjatë. Gjendja është përsëri e njëjtë. Banorët duhet të lëvizin në aksin e amortizuar, ashtu siç kanë bërë gjatë dy dekadave të fundit.