Rruga e fshatit Drisht në Njësinë Administrative Postribë nuk është në gjendjen e saj më të mirë, pasi qeveria ka pothuajse 4 vite që nuk e financon projektin.

Duke e argumentuar me dokumentacionin përkatës, administratori Altin Shabaj thotë se Bashkia Shkodër ka bërë aplikimin që në vitin 2013, por sipas tij për arsye politike nuk është miratuar fondi. Sipas Shabajt, rruga e këtij fshati do të vijojë të mirëmbahet, ndërsa tregon edhe investimet që kjo njësi administrative ka parashikuar në infrastrukturë gjatë këtij viti.

Rruga që lidh qendrën e Njësisë Administrative Postribë me fshatin Drisht u rikonstruktua në fund të vitit të kaluar, por ajo rezultoi ndërhyrje e pamjaftueshme për këtë aks të amortizuar. Këtë gjendje të krijuar, drejtuesit e institucioneve lokale e kanë justifikuar me mungesën e financimeve nga ana e qeverisë.

Artikulli paraprakPROKURORIA KËRKON 25 VITE BURG PËR MARK FRROKUN
Artikulli tjetërDALIN DATAT, 2 DITË PËR FORMULARËT A1