Një nga pikat turistike më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe vendas mbetet fshati Zogaj. Vetëm disa kilometra larg qytetit të Shkodrës kjo pikë turistike lidhet me pjesën tjetër të qytetit përmes një rruge me një korsi që nuk mundëson shkëmbimin e dy makinave. Për banorët këto 5 kilometra rrugë nga Shiroka dëri në kufirin me Malin e Zi jo vetëm që penalizojnë në zhvillimin e turizmit dhe ekonominë e fshatit por shpesh herë janë bërë edhe burim aksidenti.

Në korrik të 2018 në mbledhjen e përbashkët e mbajtur në Shkodër mes qeverise Shqiptare dhe asaj të Malit të Zi u nënshkrua marrveshja për hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj.

Punimet në ndërtimin e segmentit nga ana e Malit të Zi kanë nisur që në muajin shkurt të këtij viti dhe tashmë rruga është drejtë përfundimit ndërsa nga pala shqiptare deri më tani nuk ka nisur rikonstruksioni i saj.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT: “VODAFONE” KOMPANIA MË ZHVATËSE
Artikulli tjetër“MË NË FUND”! RAMA: S’KA MË PENGESA PËR NEGOCIATAT E SHQIPËRISË NË BE