DREJTORI I SHËRBIMEVE PUBLIKE LULETA: POLICIA NUK ZBATON URDHËRESËN Kundravajtjet, mosrespektimi i orareve për qarkullimin si dhe i gjithë kaosi që ndodh në rrugën e Gjuhadolit dhe rrugicat përreth janë një mungesë përgjegjësie e policisë.

Kjo është përgjigja e dhënë nga Bashkia Shkodër për shqetësimin e ngritur disa herë nga “Star Plus”. Drejtori i shërbimeve publike në Bashki Alfred Luleta thotë se Gjuhadoli është një zonë për të cilën përkujdesen tre Ministri por nga ana tjetër policia nuk zbaton urdhëresën. Sa i përket shqetësimit të banorëve që banojnë në rrugicat e Gjuhadolit për ndryshimin e sensit të rrugës, një gjë e tillë tha Luleta është e pamundur. Në këtë mënyrë Bashkia Shkodër të gjithë përgjegjësinë ia hedh policisë për moszbatimin jo vetëm të rregullave të qarkullimit por edhe të tabelave të sinjalistikës në zonën e Gjuhadolit. Tashmë duhet parë se cili do të jetë reagimi i policisë.

Artikulli paraprakTERRITORIALJA, NJËSITË DORËZOJNË MATERIALET NË DRSSH
Artikulli tjetërTAKIM I BASHKIMIT TË SINDIKATAVE TË SHQIPËRISË