Kjo është gjendja e rrugës që lidh zonen e Krujes me autostraden e re Thumanë-Kashar. Segmenti me gjatësi 300 metra në fshatin Gramez i cili u hap pas protestave të banoreve, është degraduar plotësisht.
Asfalti është çare e për pasojë janë krijuar gropa të mëdha, duke vështiresuar lëvizjen e automjeteve të cilët përdorin këtë segment për tu lidhur me autostraden e re.
Drejtuesit e automjeteve kërkojnë ndërhyrje në këtë rruge e cila është kthyer në makth për ta, pasi është bërë thuajse e pakalueshme dhe po ju dëmtohen automjetet.
Ky segment rrugor me gjatësi 300 metra është në varesi të kompanisë konçensionare të autostrades Milot-Thumanë dhe ndërhyrja shihet si domosdoshmeri për të lehtesuar lëvizjen për banoret e fshatrave të Krujes, por jo vetem.