Rruga e Komanit është ndër akset më të rrezikshme në veri të vendit.

Cdo vit ky aks merr jetë njerëzish.Në këtë gjatësi rruge kanë ndodhur me dhjetra aksident dhe ende askush nuk mere masa.Rruga e ngushtë, me mungesë të theksuar sinjalistike horizontale dhe vertikale, një rrugë pa barriera anësore. E ndërsa kalon aty bie në sy që në një gjatësi të shkurter janë afro 10 lapidare, por numri I viktimave në këtë pjesë rruge është disa herë më I madh.Në këtë mënyrë ky aks rrugor në këto vite nuk ka patur anjë lloj investimi, as nuk është mirëmbajtur sic duhet duke u lënë në mëshirë të fatit.I fundit që humi jetën ishte 68 –vjecari Z.A banues në lagjen Kiras e ndërsa u plagos djali I tij A.A I cili po drejtonte mjetin tip Ëolksvagen.Gjatë këtyre viteve të fundit shifrat janë të frikshme. Shkak për këto aksidente është bërë amortizimi i rrugës dhe mungesa e barrierave anësore. Rruga Koman-Shkodër nuk është restauruar qysh prej viteve 80, ku ajo është ndërtuar në nisje të punimeve të hidrocentralit.Edhe pse me rrezikshmëri të madhe nuk duket te këtë asnjë plan për ndërtimin e saj.Ndërsa kemi hyrë në sezonin e verës ajo rrugë bën pjesë në hartën turistike të rrugëve të shqipërisë.Përsa kohë rruga Vau-Dejes –Koman do të vijojë në këtë gjendje rreziku për aksidente është tepër I madh.Cdo ditë rruga vazhdon të amortizohet duke u bërë shumë e rrezikshme pë rata që udhëtojnë.

Artikulli paraprakMATURA 1976 E “JORDAN MISJA”, RITAKOHEN MES EMOCIONESH PAS 40 VITESH
Artikulli tjetërMBLIDHET KËSHILLI NË VAU DEJËS, MIRATOHET RENDI I DITËS