Qindra familje që jetojnë në rrugën e “Livadheve” në lagjen “Udhakryq” të qytetit të Shkodrës prej më shumë se 30 vitesh vuajnë nga mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore.

Një nga banorët, Qemal Elezi tregon se rruga mirëmbahet vetëm nga investimet e tyre disa herë gjatë vitit. Qarkullimi mes gropave është tejet I vështirë për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve tregon ai.

Në emër edhe të banorëve të tjerë, Qamili kërkon nga bashkia Shkodër që të merret parasysh kërkesa e tyre për rinkonstruksionin e rrugës.

Një problem tjetër, që duket se po merr zgjidhje është edhe mungesa e ndriçimit në rrugën e “Livadheve” ndërkohë që furnizimi me ujë akoma nuk është bërë I mundur për dhjetëra familje të kësaj zone.

Artikulli paraprakRAMA DËNON THYERJEN E STOLAVE NË STADIUMIN “AIR ALBANIA”: UROJ QË TË MBYLLEN PAS HEKURAVE
Artikulli tjetërSHKODËR, LUMI I GËRRYEN TOKËN, BANORI: NDIHMË INSTITUCIONEVE