Në këtë mënyre kalojnë banoret e bllokut të banimit te pallatet e ish të përsekutuarve në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, për të hyre në shtëpitë e tyre.Rruga “Pjeter Arbnori” në këtë zonë është e mbuluar nga uji, duke vështiresuar jetesen e komunitetit.
Kjo problematike vijon prej shumë kohesh dhe asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje këtij shqetësimi.Banoret thonë se në këtë zonë ka dhe prezence të ujerave të zeza të cilat kanë dalë në siperfaqe, duke u kthyer në rrezik për shëndetin e tyre.

Prezenca e ujit në rrugë vijon të jetë në pjesen më të madhe të kohës, pasi mungojnë kanalizimet për evadimin e tyre.Si zgjidhje Bashkia Lezhë sheh projektin që do të nisë për rehabilitimin e ujerave të bardha dhe të zeza në të gjithë qytetin.

Artikulli paraprak“FISTS OF FIRE 2”, FLET ORGANIZATORI KRYESOR
Artikulli tjetërARRESTOHET 45-VJEÇARI NE LEZHE