Rruga që lidh fshatrat Obot dhe 0blikë në njësinë administrative Ana e Malit rrezikon të bllokohet.

Kjo si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave. Ndërkohë, kreu i njësisë administrative thotë se njëri prej ujësjellësave në zonë mund të përmytet. 150 Ha tokë bujqësore janë mbuluar nga uji në Njësinë Administrative Ana e Malit, ndërsa pritet që niveli të rritet nga momenti në moment. Më problematike është situata përgjatë rrugës lidhëse ndërmjet fshatrave Oblikë dhe Obot, por uji rrezikon edhe njërin prej ujësjellësave në zonë… Banorët e Obotit kanë filluar të largojnë automjetet e tyre nga fshati drejt Oblikës, pasi rruga mund të bllokuohet si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave. Ndërkohë, dëmet e shkaktuara deri tashmë janë në sera dhe toka të mbjella me bimë dekorative

Artikulli paraprak“RRUGA E SHKODRANEVE NE BEOGRAD,NJE MONUMENT I HISTORISE SHQIPTARE
Artikulli tjetërMOTI IKEQ ,PERMBYTJE DHE DEMTIME BANESASH EDHE NE TROPOJE