Rreth 600 banorë të lagjes Partizani vuajnë prej 20 vitesh amortizimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore.

Edhe pse ka disa javë pa reshje shiu, gropat e ujit janë akoma të pranishme në gjatësinë e kësaj rruge si pasojë e mungesës së kanalizimeve. Për banorët, kjo është një situatë e papranueshme, pasi ndër vite kanë marrë shumë premtime. Nxënësit e shkollave janë ata që e vuajnë më tepër këtë gjendje të krijuar ndër vite. Premtimet elektorale për këtë rrugë të lagjes Partizani kanë qenë të shumta, por ndërhyrje nuk ka pasur.

Situata mbetet e njëjtë pothuajse gjatë gjithë vitit, kjo edhe si pasojë e mungesës totale të kanalizimeve në lagje.

Artikulli paraprakLSI, INAGURON ZYRAT ELEKTORALE NË RAJONIN 2
Artikulli tjetërAKU ZBRET NË “TERREN” 161 GJOBA