E amortizuar prej thuajse 25 vitesh rruga e Paqes në qytetin e Shkodrës është kthyer në një pellg me ujë.

E ndodhur në unazën lindore rrugicat atje nuk janë të asfaltuara dhe janë krijuar gropa të mëdha me ujë. Banorët shprehen të shqetësuar . Si shkak i amortizimit tek rruga e Paqes dhe Besa Shqiptare lëvizja është e vështirë. Banorët kanë kërkuar që pushteti vendor të investojë në atë segment por deri më tani kjo nuk ka ndodhur. Edhe pse jetojnë një numër i konsiderueshëm banorësh prej 25 vitesh kanë marrë vetëm premtime ndërsa gjatë dimrit kalimi është një mundim më vete për ta.

Artikulli paraprakMETA NË SHKODËR, FTESË ANËTARËVE PËR VOTIM
Artikulli tjetërPOLITIKA, PËRULET PARA MARTIRËVË TË KOMBIT SHQIPTARË