Prej vitesh kalojnë nga njëra anë e kanalit në tjetër përmes një ure të ndërtuar më dërrasa. Megjithatë, që prej fillimit të punimeve në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, kanë mbetur pothuajse të izoluar.
Kompania kontraktuese e rrugës nuk u ka ndërtuar një urë nornale si shumë të tjera në të gjithë gjatësinë e saj. Ky është problemi i familjes Petrani, e cila jeton pak kilometër sapo kalon Trushin.
E zonja e shtëpisë, Violeta Petrani, për Star Plus TV shprehet se ky problem nuk po gjen zgjidhje ndër kompania që ka ndërtuar të gjithë rrugën u ka deklaruar se do të hiqet adhe ura prej druri, e cila është amortizuar tej mase.
Familja Petrani është gjithashtu në vështirësi të madhe ekonomike, ndërsa prej gjashtë muajsh tashmë nuk merrë as ndihmën ekonomike, me arsyet e përhershme të mosplotësimit të pikëve.
Në të gjithë gjatësinë e rrugës së Velipojës janë ndërtuar një numër i madh urash për të kaluar kanalin anësor të kullimit, ndërsa në shtëpinë Petrani askush nuk është shqetësuar për të gjetur një zgjidhje.