Edhe pse bashkia Shkodër pak muaj më parë përfundoi rikonstruksionin e rrugës Ajasëm – Tepe dhe lehtësoi ndjeshëm kushtet për lëvizjen e banorëve të zonës, duket se ky investim ra sërish pre e personave të papërgjegjshëm të cilët dëmtojnë vazhdimisht këtë aks rrugor duke depozituar mbetje inerte dhe urbane në disa pjesë të saj. Ky investim duket se nuk do t’I rezistojë edhe për shumë kohë vandalizmave të tilla të cilët bllokojnë disa pjesë të rrugës duke hedhur shkurre apo mbetje inerte nga më të ndryshmet.
Herë pas herë, vetë banorët e zonës kanë pastruar mbetjet e hedhura në anë të rrugës, por përpjekjet e tyre duket se kanë qenë të pamjaftueshme për të mbajtjen pastër të kësja zone. Në një situatë të tillë është I domosdoshëm kontrolli nga bashkia Shkodër dhe ndëshkimi I personave përgjegjës që shkaktojnë këtë ndotje të mjedisit.
Kjo nuk është hera e parë që ky fenonem ndodhë në këtë zonë. Edhe më herët, para rikonstruksionit, në të dy anët e rrugës janë depozituar mbetje nga më të ndryshmet. Duket se ky fenomen nuk do të ndalet as tani që kjo zonë ka marrë një pamje tjetër, për t’I shërbyer edhe më mirë banorëve.