Pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, banorët e zonës por edhe të tjerë nga rajoni i veriut janë ngritur ditën e sotme në protestë duke kundërshtuar këtë vendim.

Ata i bënë thirrje qeverisë që ta anuloj këtë vendim, pasi i ka penalizuar në veprimtaritë e përditshme dhe lëvizjen drejt aeroportit të Rinasit.

Pas ndërhyrjes së policisë, është bërë hapja e rrugës në një krah për të shmangur radhët e gjata të trafikut drejt aeroportit të Rinasit.

Ndërkohë, banorët paralajmërojnë protesta të përditshme dhe bllokimin e rrugës deri në heqjen e tabelave që ndryshojnë kahun e lëvizjes së mjeteve në këtë aks rrugor.

Artikulli paraprakSHKODËR, PUSHTETI LOKAL DHE POLITIKA UROJNË FITËR BAJRAMIN
Artikulli tjetërSHKODËR, NJË FESTIVAL FILMI PËR ‘RINGJALLJEN’ E KINEMASË