OMI: NUK KEMI DIJENI SE ATJE NUK KA NDRIÇIM, DO MARRIM MASA.Që nga moment i rikonstruksionit rruga dytësore “Doktor Lito” në qytetin e Shkodrës nuk është e ndriçuar. Gjatë orëve të mbrëmjes rruga ndriçohet vetëm nga ndonjë llampë sporadike e ndonjë dyqani në atë zonë.
Ndryshe nga rrugët e tjera dytësore, “Doktor Lito” ka një rëndësi më të madhe duke qenë se është aksi që të çon tek reparti i sanatoriumit. E gjitha rruga është në errësirë duke vështirësuar qarkullimin qoftë për këmbësorët e po ashtu edhe për mjetet motorike. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Ahmet Omi thotë se nuk ka dijeni për atë problem.Në aksin “Doktor Lito” ndriçimi është mëse i domosdoshëm sepse aty përshkohen edhe gjatë orëve të natës me dhjetra qytetarë që i drejtohen repartit të sanatoriumit. Po ashtu pjesa ku lidhet me rrugën kryesore nuk ka një tabelë që tregon se aty ndodhet ai spital që bashkë me errësirën e përnatshme të rrugës sjellin vështirësi për qytetarët.