SHKODRA E SHIROKA SË SHPEJTI ME NJË RRUGË TË RE .Megjithe vonesën për përfundimin e punimeve në këtë segment rrugor e për rrjedhoje mosrespektimin e afateve duket se me ne fund ky projekt i iniciuar dhe i financuar nga fondet IPA te BE dhe Qeveria Shqiptare po merr trajtën përfundimtare.

Pas shume debateve ne mbledhjet e Këshillit të Bashkisë se Shkodrës për ndalimin e punimeve ne këtë segment rrugor po njekohesisht kalimin e afateve te përfundimit te punimeve e shtyrjen e këtyre afateve ndërhyrja e institucionit te prefektit mundësoi vazhdimin e punimeve ne kete rruge. Pjesa me e madhe e gjithë gjatesise se këtij segmenti rrugor është asfaltuar po njekohesisht edhe pedonalja është përfunduar ne pjesën me te madhe, ndërkohe po punohet për ndriçimin e kësaj rruge. Gjate vëzhgimeve te Star Plus në këtë rruge duket se punimet vijojnë me ritme te shpejta e për rrjedhoje shume shpejt rikonstruksioni i kësaj rruge do përfundoje duke i dhuruar kështu Shkodrës e Shirokës një infrastrukture sipas standardeve të kërkuara.

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/-PwfTjNnB3I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBASHKIA E KËNAQUR ME INVESTIMET E 2014-ËS
Artikulli tjetërKONKURS PIKTURE PËR LIQENIN E SHKODRËS