Investimet në infrastrukturë janë kryefjalë e disa prej fshatrave në njësitë administrative të territorit të Bashkisë Vau-Dejës.
Rruga e Spatharit është një tjeter investim që i shtohet rrugëve të cilat janë përfshirë në rikonstruksionin e plotë të tyre falë buxhetit të Bashkisë.Firma kontraktuese ka kryer asfaltimin e plotë të këtij segmenti i cili i shërben banorëve të këtij fshati dhe lidh zonën me aksin nacional.
Tashmë ky segment ka një pamje krejt tjetër, larg gropave dhe mungesës së asfaltit, një investim që vjen si kërkesë e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone, një investim i munguar ndër vite por që bëhet realitet falë angazhimit të drejtëpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës Zef Hila