Në një postim në faqen zyrtare në facebook, Bashkia Shkodër ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Thethit.

Në videon shpërndarë për mediat nga zyra e shypit pranë Bashkisë, bëhet me dije se Bashkia e Shkodrës njihet me një problematikë të tillë dhe po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor . Nga ana tjetër në materialin shpërndarë për mediat, Bashkia Shkodër, bën me dije se Thethi, nuk do të braktiset nga Bashkia e Shkodrës edhe pse situata me bllokimin e saj nga dëbora është një problematike që kërkon zgjidhje emergjente dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi rrugor nga Boga në Theth.

Artikulli paraprakZJARR NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE
Artikulli tjetërARRESTOHEN 69 PERSONA, MES TYRE POLITIKANË, BIZNESMENË DHE MAFIOZË