E hapur vetëm tre ditë më parë, bora sërish ka bllokuar rrugen e Thethit, duke bllokuar kështu të gjithë banorët e kësaj zone.

Bëhet me dije se trashësia e borës të rënë gjatë natës ka shkuar deri në 60 cm, duke paralizuar kështu të gjithë banorët. Ndërkohë, përgjatë natës bëhet e ditur se ka patur edhe problematika me orteqet, për shkak të borës së madhe.Fotot e bera ne oret e para te mengjesit te se henes tregojne qe rruga vijon te jete e bllokuar nga sasia e madhe e debores se rene gjate oreve te fundit.

Thethi është një ndër zonat më problematike gjatë stinës së dimrit përsa i përket reshjeve të borës. Rruga nuk mirëmbahet nga një kompani kontraktuese për zhbllokimin e saj, por vetëm përmes ndërhyrjes së ARRSH dhe Prefekturës Shkodër.

Artikulli paraprakUNICEF 71 VJET, META: REFLEKTONI PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN E FËMIJËVE
Artikulli tjetërDERI NESËR APLIKIMET PËR KRYEPROKUROR, RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR BASHËN