Prej më shumë se 30 vitesh rruga ne mes te varrezave te qytetit vijon të jetë e amortizuar. Banorët thonë se e kanë shumë të vështirë të kalojnë në këtë rrugë, kryesisht në ditët me shi pasi rruga bëhet e pakalueshme. Për shkak të një situate të tillë banorët tregojnë se shpesh herë janë të detyruar të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë. Pavarësisht se është trajtuar disa herë si problematikë mungesa e infrastrukturës në këtë rrugë, ende deri më tani nuk është marrë asnjë masë për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Banorët i bëjn thirrje institucioneve përgjegjëse që këtij problemi mjaft shqetësues t’i jepet një zgjidhje sa më parë.

Kalimi në rrugën e varrezave katolike në fshatin Grudë është një sfidë për banorët , ndaj institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë në rikonstruksionin e kësaj rruge.

Artikulli paraprakATENTAT NË KURBIN, 1 I VDEKUR DHE 1 I PLAGOSUR
Artikulli tjetërKURTI KONFIRMON INFORMACIONET PËR ATENTAT NDAJ TIJ: KA SHUMË KËRCËNIME NGA STRUKTURAT E SERBISË