Kjo është gjendja në rrugën pranë varrezave në Stom-Golem.
Prej vitesh rruga në mes të varrezave vijon të jetë e amortizuar. Si shkak i reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit, rruga është bërë pothuajse e pakalueshme. Gropat e mëdha të krijuara në rrugë e vështirësojnë së tepërmi lëvizjen banorëve në këtë zonë, kryesisht për fëmijët e vegjël të cilët detyrohen të lëvizin në këmb përgjatë kësaj rruge. Banorët e kësaj zonë shprehen se janë të zhgënjyer nga institucionet përgjegjëse, pasi pavarësisht se kanë ngritur si shqetësim herë pas herë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të ndërhyrë në rikonstruksionin e kësaj rruge.
Të kalosh në këtë rrugë është një sfidë e vërtet për banorët të cilët përballen me këtë situatë prej më shumë se 30 vitesh. Ndaj banorët i bëjn thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për të përmirësuar lëvizjen në këtë zonë, pasi është tejet e domosdoshme.