25 maji ishte data përfundimtare që ishte dhënë për të mbaruar punimet në rrugën e Velipojës.
E megjithatë, pavarësisht se është punuar me ritëm të mirë në ditët e fundit, siç duket, premtimi nuk është mbajtur.
Rruga e Velipojës do akoma për të përfunduar. Në rrisk vijon të mbetet sezoni turistik dhe vetë plazhi i Velipojës, i cili për shkak të punimeve mund të jetë i rriskuar edhe në javët në vazhdim.
Ndërkohë, në muajt që vijnë të gjitha automjetet do të kalojnë përmes Bërdicës në aksin e vjetër për shkak të mos shpronësimeve për një pjesë të rrugës.
Ndërsa, është zgjedhur një mënyrë tjetër për të sheshuar të gjitha gropat nëpër Bërdicë. Janë mjaftuar vetëm me sheshimin e tyre me rërë, për të vijuar edhe njëherë me të njëjtin ritëm trafiku përgjatë gjthë sezonit veror.
Rruga e Velipojës është një ndër akset më të rëndësishme në Shkodër për zhvillimin e turizmit, megjithatë vonesat janë vetëm në dëm të zhvillimit të turizmit.