PREJ SHUMË VITESH AI AKS RRUGOR ËSHTË LËNË NË HARRESË TOTALE. Rruga “Ethem Kazazi” në qytetin e Shkodrës prej shumë vitesh është lënë në harresë të plotë. Edhe pse një aks i rëndësishëm për një numër të madh qytetarësh ai segment në këto 25 viteve është amortizuar plotësisht. Përgjatë gjithë asaj rruge që ka një gjatësi më shumë se një kilometër qarkullimi është shumë i vështirë. Në gjithë gjatësinë e atij aksi ka gropa të mëdha duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike.

Në segmentin Ethem Kazazi janë një numër i madh banorësh që kanë shtëpitë aty e po ashtu herë pas here i konsiderueshëm është edhe numri i atyre që përshkohen në atë rrugë. Edhe pse një aks i rëndësishëm deri tani nuk ka patur vëmendjen e duhur për t’iu nënshtruar rikonstruksionit ashtu si shumë rrugë të tjera nq qytetin e Shkodrës. Në fakt banorëve të rrugës Ethem Kazazi shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve. Sa i përket vetë banorëve disa herë janë ankuar dhe kanë kërkuar që të rikonstruktohet ai aks por siç duket kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Nëse segmenti Ethem Kazazi do të rikonstruktohej atëherë patjetër që do të ndikonte edhe në përmirësimin e trafikut sidomos në hyrjen e Shkodrës duke qenë se lidh dy pjesë të rëndësishme të qytetit.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E INFERMIERISË
Artikulli tjetërPLEHRAT NE URËN E MESIT,REAGON “DRKK”