Nese duhet te ndalemi neper zonat periferike te qytetit te Shkodres, duhet te kalojme me pare balten dhe rruget e demtuara qe vazhdojne te jene refren i tyre.
Nje pershkrim i tille fare lehte mund ti shkoje per shtat lagjes Dracin, nje zone jo e panjohur per te gjithe ne per vete problematiken qe mbart ne infrastrukture.Banoret e rruges “Faik Berdica” te lodhur me te njejten gjendje prej shume vitesh shprehen te pakenaqur nga mungesa e vemendjes se institucioneve vendore. Kjo eshte rruga “Faik Bajrami” sic shihet qarta situate nuk ka ndryshuar edhe pas punimeve qe u realizuan per unazen e qytetit asfalti i se ciles si per ironi kalon fare prane shtepive.Ne kete aks mungon cdo gje, duke nisur nga kanalizimet e ujrave te bardha, asfalti apo ndricimi.Si te mos mjaftonte e gjithe kjo, perroi qe vjen nga kodrat kalon permes kesaj rruge duke sjelle me vete dhera dhe papasterti te tjera qe perhapen ne banesat e ketyre qytetareve.