Jemi mësuar që këto pamje ti shikojmë në stinën e dimrit në kohë me reshje shiu por ja që ndodh që edhe në verë rrugët e Shkodrës të notojnë në ujë.
Kanë mjaftuar vetëm pak orë shi që rruga “Franz Baron Nopça” të bëhet e pakalueshme.Kjo rrugë ka gjallëri gjatë gjithë kohës për faktin se lidh lagjet e qytetit me qendren e Shkodrës , nga ana tjëtër aty ndodhen institucione arsimore si dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.Banorët thonë se punimet janë hapur pa asnjë kriter dhe kërkojnë që të mos abuzohet me fondet port ë përdoren aty ku është më e nevojshme Sipas informacioneve të Bashkisë Shkoder kjo rrugë është në projekt për tu bërë pedonale, por shkaku i zvarritjes së punimeve është firma kontraktuese e cila nuk i ka në preventiv kanalizimet.