IKËN TRAFIKU, POR RRUGA DO TË JETË SËRISH ME NJË KORSI. Ashtu sic ishte paralajmeruar hapja e rruges hyrese te qytetit te Shkodres ne dy korsite e saj, do te jete thjesht nje enderr e bukur e kaluar gjate veres, pasi firma kontraktuese ka nisur vendosjen e piketave per te nisur punimet ne njerin segment te saj.

Ne kete menyre tashme shkodranet duhet te pergatiten serish per kaosin ne trafik, per situaten qe per muaj me radhe shkodranet vuajten per dale nga ky qytet. Ne fakt rruga  hyrese e qytetit, u hap me dy korsite e saj gjate muajit korrik me qellim lehtesimin e qarkullimit per automjetet, per te nisur serish punimet ne Shtatorin e ketij viti, por askush nuk jep nje afat te sakte se kur do te marre fund nje situate e tille, cka detyron shkodranet te perballen serish me fluksin e automjeteve. Sipas te dhenave qe ofrohen nga kompania kontraktuese, behet me dije se rruga do te cahet serish sepse nuk jane perfunduar te gjitha punimet nentokesore te cilat nuk dihet se deri kur do te zgjasin, por e vetmja shprese eshte qe moti te mos tregohet kapricoz dhe punimet te perfundojne sa me shpejt per te shmangur rradhet e automjeteve.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/n-HXy2UDjLU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakI PAQARTË FATI I SEANCËS KONSTITUTIVE
Artikulli tjetërMK PUBLIKON KALENDARIN. BASHKIA INSPEKTON PUNIMET NË SHESH