Amortizimi I rrugës “Isa Jakupi” në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës vijon të jetë problem shqetësues për banorët e zonës. Kryetari I zonës, Dritan Alija tregon se ky segment ka rreth 25 vite që është në këtë gjendje, po deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse pavarësisht vështirësive të shumta që banorët hasin gjatë lëvizjes në këtë rrugë.

Alija, thotë se nuk kanë munguar premtimet gjatë fushatave elektorale ndër vite për rikonstruksionin e kësaj rruge.

Mungesa e investimeve në infrastrukturë në lagjen Dobraç e ka vështirësuar së tepërmi jetesën e banorëve. Lëvizja në këtë rrugë në ditët me shi behët pothuajse e pamundur, për shkak të gropave të mëdha të cilat krijohen në rrugë.

Artikulli paraprakSHKODËR, BORË NË VEMOSH DHE THETH
Artikulli tjetërKISHA E ZOJËS, BEKIMI I BETLEHEMIT