Infrastruktura rrugore në rrugën “ Kupe Danja” në lagjen “Qafëhardhi” në qytetin e Shkodrës është drejt degradimit. Mungesa e investimeve nga institucionet ka bërë që në disa zona të kësaj rruge të dëmtohet shtresa asfaltike duke u krijuar gropa të mëdha në rrugë, të cilat vështirësojnë së tepërmi lëvizjen e banorëve.

Ndërkohë mungesa e kapakëve të pusetave pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës është kthyer në një problem tjetër shqetësues për banorët.

Banorët I bëjne thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për të ndërhyrë në riparimin e rrugës.

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FITON TITULLIN E 11-TË
Artikulli tjetërE RËNDË NË LEZHË, DJALI ME PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR VRET NËNËN ME THIKË!