Pavaresisht investimeve ne rruget dytesore dhe trumbetimit me te madhe nga ana e Bashkise Shkoder, shume prej tyre si ne qender dhe ne periferi te qytetit paraqiten ne gjendje mjaft te rende dhe krejtesisht te amortizuara.

Ne nje situate te tille prej vitesh ndodhet edhe rruga “Lugucesme” ne lagjen “10 Korriku”. Banoret shprehen mjaft te shqetesuar ndersa kerkojne nderhyrje te menjehereshme pasi kjo rruge, sidomos gjate stines se dimrit eshte thuajse e pakalueshme. Ndonese nje nga lagjet me te vjetra te qytetit te Shkodres , vemendja e pushtetit vendor ndaj saj thuajse ka qene inekzistente pasi kjo situate vazhdon te jete prezente prej 25 vitesh . Amortizimi i tejskajshem i kesaj rruge kerkon ndderhyrje emergjente pasi degradimi total i ketij segmenti, pervecse veshtiresive qe sjell per komunitetin, problem mjaft shqetesues paraqitet sidomos per levizjen e automjeteve .

Artikulli paraprakREVOLTOHEN BANORËT E RRUSHKULLIT: UJRAT E ZEZA PO HYNË NË BANESA
Artikulli tjetërSHKODËR, NDALOHET NJË SHTETAS PËR TRAFIK TË LËNDËVE NARKOTIKE