Banorët e rrugës “Luguçezme” prej kohësh janë të detyraur të lëvizin mes gropave.
Automjetet dhe kalimtarët e kanë të vështirë kalimin, i cili është pothuajse i pamundur, në rrugën e amortizuar dhe që nuk ndërhyhet prej vitesh. Banorët shprehen për “Star Plus” se situata rëndohet sidomos përgjatë sezonit të shirave. Ndërkohë që premtimet nuk kanë munguar nga politika përgjatë fushatave elektorale. “Luguçezme” është një prej rrugëve më të vështira në Shkodër.
Prej kohësh nuk është ndërhyrë për asfaltimin dhe sistemimin e saj. Kalimin më të vështirë e kanë fëmijët, të cilët janë të detyruar të lëvizin mes pellgjeve me ujë dhe baltës.