Rreth 800 banorë në zonën Dobraç i Ri në Shkodër prej më shumë se 30 vitesh vuajnë mungesën e një rruge. Segmenti ku ndodhen këta banorë është i pa asfaltuar, duke krijuar një problematikë të madhe për lëvizjen e tyre. Banorët kërkojnë rikonstruksionin e aksit në Dobraç të Ri sa më parë të jetë e mundur…
Shpesh herë në fushata elektorale banorët e Dobraçit të Ri tregojnë se kanë marrë premtime për rikonstruksionin e rrugës por deri më tani asnjë nuk është mbajtur…
Dobraçi i Ri është populluar në 30 vitet e fundit me shtetas të ardhur nga zonat e thella malore. Kjo rrugë prej afro 1 kilometër lidhet me segmentin kryesor Shkodër-Hani Hotit. Edhe më përpara banorët kanë protestuar duke kërkuar shtrimin me asfalt të atij aksi por deri tani kjo kërkesë e tyre nuk është realizuar.