Prej më shumë se 20 vite rruga “Mehmet Shpendi” nuk ka njohur asnjë investim për tu ardhur në ndihmë banorëve. Gropat e shumta pothuajse gjatë gjithë gjatësisë së saj janë mbushur me ujë, duke e bërë tejet të vështirë lëvizjen për këmbësorët por edhe mjetet motorike. Banorët tregojnë se pavarësisht shqetsimeve të ngritura ndër vite, ende nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksionin e rrugës.

Banorët thonë se në 20 vite kanë marr vetëm premtime gjatë fushatave elektorale, të cilat nuk janë realizuar asnjë.

Kalimi në këtë rrugë kryesisht në ditët me shi është pothuajse i pamundur për banorët e kësaj zone. Pavarësisht vështirësive që hasin, duket se ende nuk ka asnjë plan për rehabilitimin e këtij aksi.

Artikulli paraprakLEZHË, HAPËSIRAT PUBLIKE TË ZAPTUARA
Artikulli tjetërDREJTORI I RI I POLICISË SË SHTETIT MERR DETYRËN, MINISTRI HOXHA: DO E RIFORMATOJMË SA MË SHPEJTË TË GJITHË STRUKTURËN