Me gropa dhe e rrethuar në të dyja anet nga mbeturinat.Kjo eshte situata në aksin rrugor që lidh fshatin Adriatik të Kurbinit me autostraden Milot-Thumanë.
Segmenti rrugor me gjatësi 7 km ka degraduar plotësisht, duke u kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve, ndërsa dhe mbetjet janë kthyer në shqetësim.Të dy anet e rrugës janë të mbuluara nga mbeturinat të cilët hidhen nga përsona të papërgjegjshem.
Mungesa e infrastruktures rrugore dhe ndotja e krijuar është kthyer në shqetësim të madh për banoret, të cilët akuzojnë pushtetin vendor dhe qëndror për mungese vemendje ndaj kësaj zone.
Rruga Adriatik-Autostradë është rehabilituar në vitin 2011, por cilësia e dobet e punimeve bëri që të dëmtohet brenda një kohe të shpejtë, ndërsa kjo situatë ka penalizuar bujqësinë dhe turizmin në këtë zonë.