Ndërsa disa prej rrugëve kryesore janë kthyer në një kantier ndërtimin mjaft rrugë mes lagjeve periferike dhe atyre në qendër janë lënë në harresë. Në të gjithë gjatësinë e saj rruga “Ethem Kazazi” është totalisht me gropa, që këto ditë me shi janë mbushur gjithë ujë.Të zhytura mes baltës, gropave me ujë ajo është kthyer në makthin e banorëve të zonës.

Situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e qytetarëve.Gropa e mëdha të cilat mbushën me ujë sa herë që bie shi e bëjnë thuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike.

Ndonëse një aks i rëndësishëm deri tani nuk ka patur vëmendjen e duhur për t’iu nënshtruar rikonstruksionit ashtu si shumë rrugë të tjera nq qytetin e Shkodrës. Në fakt banorëve të rrugës “Ethem Kazazi” shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.

Për të mos mjaftuar kjo , një tjetër problem që përballen banorët është edhe ai i mbetjeve të ndryshme , ku mea duket banorët kanë gjetur zgjidhjen më të thjeshtë duke i depozituar në kanalin anës rrugës i cili vazhdon që të mbushtet cdo ditë nga mbeturinat. Banorët jashtë kameras thonë se taksat që paguajnë nuk janë përkthyer në investime për ta ndërsa rruga e amortizuar është bërë shkak për dëmtimin e automjeteve.

Artikulli paraprakZYRTARI AMERIKAN: MOS JETONI PA LIRI, META: MEDIA NË ALARM
Artikulli tjetërSHKOLLA “AZEM HAJDARI” AKTIVITET PËR FESTAT E FUNDVITIT