Këto janë disa nga fëmijët të cilët kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë në rrugën “Mehmet Shpendi” të lagjes “Dobraç i ri” të Shkodrës.

Prej më shumë se 20 vitesh kjo rrugë nuk ka njohur asnjë investim duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë aks të këmbësorëve por dhe mjeteve motorike. Fëmijët thonë se në ditët me shi prindërit e tyre duhet të lënë punen për t’i dërguar në shkollë.

Pavarësisht ankesave askush deri më tani nuk ka bërë diçka për rikonstruksionin e rrugës.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problem.

Në rrugën” Mehmet Shpendi” në lagjen “Dobraç i ri” në Shkodër jetojnë më shumë se 500 familje të cilët shpresojnë që ky problem të zgjidhet sa më parë.

Artikulli paraprakAPELI NË STAR PLUS, FAMILJA BËHET ME SHTËPI TË RE
Artikulli tjetërPS, BEQAJ NË MURIQAN: SJELLIM UJIN DHE ENERGJINË ELEKTRIKE