Për shume lagje të Shkodrës, infrastruktura rrugore mbetet problem. Sidomos gjatë ditëve kur ka reshje shiu, banorët janë të detyruar të lëvizin mes ujit dhe baltës. Për qindra banorë të rrugës “Memej” në qytetin e Shkodrës kjo është e vetmja mënyrë për të shkuar në shkollë dhe punë. Çdo ditë banorët e kësja rruge duhet të kalojnë mes ujit dhe baltës.
E vështirësi në kalim kanë edhe automjetet

Banorët tregojnë se e kanë shumë të vështirë kalimin në këtë rrugë mes gropave të mbushura me ujë.

Rruga “Memej” është një nga më të njohurat pasi është fare pranë qendrës së qytetit të Shkodrës. Numri I banorëve në këtë zonë është I lartë të cilët në përditshmërinë e tyre janë të detyruar të përballen me vështirësi në kalimin e saj për shkak të gropave të mbushura më ujë.

Artikulli paraprakSFIDË PËR TË VARROSUR TË VDEKURIT
Artikulli tjetërBASKET, BESËLIDHJA FITON FINALEN E PARË