Prej më shumë se 30 vitesh qindra banorë të fshatit Grudë e Re në njësinë rrethina vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Si shkak I amortizimit, gropat e krijuara pothuajse gjatë gjithë gjatësisë së saj, bëjn që rruga të jetë e pakalueshme sidomos gjatë stinës së dimrit. Banorët thonë se e kanë ngritur si shqetësim herë pas here mungesën e infrastrukturës, por institucionet përgjegjëse nuk kanë marr akoma asnjë masë.
Banorët ndihen të harruar nga institucionet shtetërore, ata thonë se kujtohen për ta vetëm në kohën e votimeve.
Lidhur me këtë problematikë, Star Plus ka kontaktuar me administratorin e kësaj njësie Gerald Hasaj, bën me dije se në vitin 2025 pritet të nis rikonstruksioni i rrugës në fshatin Grudë e Re.