Në lagjen “ Partizani” në qytetin e Shkodrës, rruga përmbytet sa herë bie shi. Kanë mjaftuar vetëm pak orë me reshje shiu që rruga të bëhet pothuajse e pakalueshme , kjo si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe kanalizimeve në rrugë. Të lëvizësh në këtë është mjaft e vështirë, sidomos për fëmijët e vegjël të cilët shkojnë në shkollë. Banorët tregojnë se prej vitesh nuk është kryer asnjë investim në lagjen e tyre, ndërsa premtimet për rehabilitimin e rrugës vijnë vetëm në prag të fushatave elektorale.

Banorët thonë se është e domosdoshme të ndërhyhet sa më parë në riparimin e segmentit.

Kjo situatë në lagjen “ Partizani” përsëritet sa herë ka reshje intensive shiu, duke krijuar një gjendje vërtet problematike, e për pasojë duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve.

Artikulli paraprakKOMISIONI HETIMOR PËR 2 KONCESIONET NË SHËNDETËSI, VOKSHI: DO THËRRASIM PËR TA PYETUR EDHE RAMËN
Artikulli tjetërRRËSHQITJE DHEU DHE GURËSH NË RRUGËN E PREKALIT