Rruga e fshatit Rragam që është dhe një urë lidhëse me ishullin Shurdhahut prej disa vitesh, eshte ne nje gjendje teper te amortizuar. Mosndërhyrja prej vitesh ka bërë që qindra banorë të kësaj zone të përballen çdo ditë me vështirësi në lëvizje.

Situata veshtiresohet se tepermi ne raste kur ka reshje shiu, dhe kalimi ne kete aks behet i pamundur. Rruga e paasfaltuar ngjan më shumë me një shteg të vështirë se sa një rrugë që lidh fshatin me ishullin apo dhe me qytetin. Vitet e fundit duke qënë se ishulli i Shurdhahit është kthyer në një destinacion mjaftë të frekuentuar dhe numri i turustëve të huaj dhe vendas të cilët kalojnë në këtë rrugë është i madh nevoja për ndërhyrjen sa më parë për rikonstruksionin e rrugës është e madhe.

Duke marrë parasysh frekuetimin e lartë që ka kjo rrugë sidomos gjatë stinës së verës bashkia e Shkodrës duhet të kishte parashikuar prej kohësh rikonstruksionin e saj në mënyrë që vizitorët të kenë më të thjeshtë kalimin në këtë rrugë.

Artikulli paraprakVELIPOJË, 15 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË DITË
Artikulli tjetërANULOHEN TË GJITHA FLUTURIMET DHE UDHËTIMET/ MË SHUMË SE 80.000 TURISTË BLLOKOHEN NË “HAVAI-N E KINËS”, JA ARSYEJA