Nuk janë më shumë se 200 metër rrugë, e cila mund të kishte reduktuar numrin e madh të automjeteve që dalin nga qyteti i Shkodrës. Po flasim për rrygën që lidh dy lagjet “Tepe” dhe “Ajasëm” në Shkodër.
Asfaltimi i saj mund të kishte rezultuar lehtësues, duke patur parasysh trafikun që krijohet në këto muaj të verës. Banorët e kësaj zone shprehen se asfaltimi i saj do të ndihmonte për lehtësimin e lëvizjeve, ndërsa sipas tyre kjo zonë është përdorur më tepër për hedhjen e mbetjeve.
Si në shumë raste të tjera, edhe për këtë rrugë nuk kanë munguar premtimet, sidomos përgjatë fushatave elektorale. Banorët kanë menduar të investojnë vetë, megithatë kostoja e lartë e ka bërë të pamundur.