Banorët e rrugës “Radohina” kanë paralajmëruar një protestë, duke ngritur si shqetësim edhe një herë amortizimin e rrugës. Banorët të cilët shkuan për të zhvilluar një takim në bashki tregojnë se uji në rrugë arrin deri në 80 cm sa herë ka reshje shiu, duke e bëre tejet të vështirë lëvizjen për ta. Ata kërkojnë nga bashkia Shkodër rikonstruksionin e rrugës, që është premtuar prej 30 vitesh.

Banorët thonë se protestat e tyre nuk do të ndalen deri në ndërtimin e rrugës.

Pas disa orësh në pritje, banorët e rrugës “Radohina” në qytetin e Shkodrës, nuk morën asnjë përgjigje. Ata vijojnë të përballen prej 30 vitesh me vështirësi të shumta për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore.

Artikulli paraprak“SALO HALILI” DHURATA PËR SHTËPINË E FËMIJËS
Artikulli tjetërSTUDIMI, JA KËRCËNIMET NË LUMIN BUNA