Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci së bashku me anetarë të këshillit bashkiak është takuar me banorë të rrugës “Roza Lejn” në lagjen Mark Lula. Gjatë këtij takimi ka dhënë lajmin që kjo rrugë e harruar prej vitesh do të jetë pjesë e nje nderhyrje për rikonstruksionin e plotë të saj me fondet e Bashkisë Shkodër.
Kryetari i Bashkisë garantoi banorët se kjo rrugë ka qënë në prioritetin e tij qe me nisjen e detyrës si një shqetësim i drejtë i komunitetit.
Rruga “Roza Lejn” përshkohet çdo ditë nga rreth 2000 banorë të zonës ndërkohë që si pasoje e degradimit dhe mungesës së ndërhyrjes ka pasur edhe aksidente me pasoja për banorët. Bashkia Shkodër ka bërë gati projektin për rikonstruksionin e plotë të kësaj rruge me kanalizime,asfaltim dhe ndriçim duke përmirësuar infrastrukturen në këtë zone.