Kjo është gjendja e rrugës Rrenc-Bardhanjor këtu në Shkodër e cila sa herë ka reshje shiu gropat mbulohen me ujë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe të kalimtarëve, vecanërisht fëmijëve që i duhet të udhëtojnë në këmbë për të shkuar deri në shkollën 9-vjecare Rrenc.

Banorët thonë se edhe tani në këtë stinë u duhet të veshin çizmet për të lëvizur. Ata shprehen tepër të revoltuar dhe thonë se vetëm me disa reshje shiu kalimi bëhet i pamundur

Banorët nga ana tjetër kanë kërcënuar me protesta në rast se nuk plotësohet kërkesa e tyre pë shtrimin e rrugës

Artikulli paraprakVARFËRIA, NË ERRËSIRË PREJ 3 MUAJSH FAMILJA NË OBLIKË
Artikulli tjetërSHKODRA MIRËPRET IMAMIN NGA MEKA E SHENJTË