Fshati Rrenc dhe ai Bardhanjor janë ndër zonat më të harruara në bashkinë e Shkodrës, kjo për shumë arsye vecanërisht për mungesën e infrastrukturës. Në këtë aks që lidh banorët e Bardhajve me Gurin e Zi nuk është investuar prej shumë vitesh.Më problematike situata mbetet gjatë ditëve me reshje.
Rruga ka krijuar gropa të mëdha dhe lëvizja e mjeteve është shumë e vështirë.
Banorët thonë se në kohë me shi u duhet të veshin çizmet për të lëvizur, ndërsa rruga e amortizuar është bërë shkak për dëmtimin e automjeteve.
Pjesa më e madhe e familjeve në fshatin Bardhanjor i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe në kopështin e fshatit Rrenc ndaj kërkojnë që bashkia të marrë masa për rikonstruksionin e kësaj rrugë jo më shumë se 1 kilometër e gjysëm