Kjo është gjendja e rrugës nacionale Rrëshen-Burrel.

Ky segment rrugor i ndërtuar 10 vite më parë ka degraduar plotësisht.Në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 31 km ka rrëshqitje të trasese dhe dëmtime të asfaltit, dukë vështiresuar lëvizjen e automjeteve.Banore të zonës dhe drejtues mjetesh, thonë se cilësia e dobet e punimeve ka sjell degradimin e shpejtë të kësaj rruge e cila është kthyer në makth të vërtete për ta.

Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi pranon problematiken dhe kërkon mbështetjen e qeverisë për përfshirjen e këtij segmenti në projektin e rrugës së Lures.

Krahas kalimtareve, rruga nacionale Rrëshen-Burrel ju shërben banoreve të 10 fshatrave të këtyre bashkive, ndaj dhe rehabilitimi i saj shihet mjaft i domosdoshem.

Artikulli paraprakBANORËT E THETHIT NË PROTESTË
Artikulli tjetërAKSIDENT I FRIKSHËM NË LEZHË