U ndertua rreth 6 vite me pare, por sot gjendja ne aksin nacional Rreshen-Burrel paraqitet skandaloze. Punimet u kryen ne ate kohe nga FSHZH, ndersa ne dorezim u mor nga ARRSH, por askush nuk po mban pergjegjesi per gjendjen e kesaj rruge, dhe nuk eshte nderhyre per riparimin e saj. Drejtuesit e automjeteve shprehen se ne shume pjese te saj rrruga perben rerzik te madh, ndersa kerkojne qe te rikonstruktohet pasi eshte nje ure lidhese mes rruges se “Kombit” me ate te “Arberit”.
ARRSH pasi ka pare defektet qe ka rruga ka kerkuar qe ti kaloje nen perdorim Bashkise se Mirdite, gje e cila eshte kundershtuar nga kjo e fundit me shkrese dhe raport teknik.Mhill Paçuku, Nenkryetar i Bashkise Mirdite si dhe Inxhinier me profesion thote se Bashkia Mirdite nuk mund ta marre nen menaxhim kete aks pasi eshte ne gjendje skandaloze, dhe nuk kane fonde per ta mirmbajtur.
Aksi Rreshen-Burrel u inagurua ne maj te vitit 2013. Ankesat për këtë rrugë mjaft të rëndësishme kanë qenë të shumta, por pavarsisht kësaj dhe rrezikut që ju kanoset qytetarëve ende nuk është marrë asnjë masë për rehabilitmin e saj.