Shirat e javëve të fundit kanë vështirësuar ndjeshëm kalimin në njërën prej rrugëve më të amortizuara në qytetin e Shkodrës. P
o flasim për rrugën “Selim Çoba”, në lagjen “Kiras”, në të cilën lëvizin çdo ditë një numër i konsiderueshëm banorësh. E gjithë gjatësia e kësaj rruge është e mbuluar nga pellgjet me ujë, duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin. Sipas banorëve, kjo rrugë ka qenë pjesë e premtimeve të kryetares aktuale të Bashkisë Shkodër, megjithatë edhe pse kanë kaluar vite, kjo rrugë akoma nuk ka parë asnjë lloj investimi.
Banorët bëjnë me dije se kalimi është i vështirë sidomos edhe gjatë natës, pasi nuk ka ndriçim.
Në këtë rrugë më të vështirë e kanë kalimin fëmijët, të cilët janë të detyruar të lëvizion që në mëngjes për të shkuar në shkollë. Ndërkohë, vetë banorët shprehen të gatshëm të japin kontributet e tyre, vetëm e vetëm që problemi të marrë fund njëherë e mirë.