Ndërkohë që në Shqipëri është koha e taksimit të rrugëve duket se këto të fundit po degradojnë dita-ditës. Banorët e lagjes Zooteknikë kanë ngritur shqetësimin për rrugët tejet të amortizuara.
Kjo është një rrugë që një i moshuar apo fëmijë që shkon në shkollë kalon të paktën një herë në ditë.Prej vitesh banorët i kanë kërkuar pushtetit lokal që të investojë në këtë rrugë por ende sot nuk është bërë asnjë ndërhyrje.
Këto gropa po e vështirësojnë qarkullimin e veturave të cilat janë të rrezikuara të prishen, por edhe të këmbësorëve .Pamjet tregojnë se në këtë rrugë një kohë të gjatë nuk është asfaltuar. Në Shkodër janë një sërë rrugësh dytësore në gjendje të amortizuar, ku kalimi në dimër bëhet edhe më i vëshitrë për shkak të ujit që mbush gropat e thella.