Rruga Shkodër-Velipojë ende nuk ka përfunduar totalisht. Shkak për këtë janë bërë mbi 100 familje që u janë prekur tokat e tyre për shkak se aty kalon rruga e re.

Këta banorë ende nuk kanë marrë shpronësimet duke bërë që të mos lejojnë përfundimin e punimeve. Banorët e Bërdicës së mesme vazhdojnë që të mbajnë të bllokuar punimet prej 1 viti derisa të shpronësohen sepse e gjithë toka e tyre është shfrytëzuar për rrugën.

Banorët shprehen se ende nuk kanë marrë nga shteti dëmshpërbimin që i takon, ndërkohë secilit preh tyre rruga i ka prekur rreth 3 dynym tokë bujqësore

Për pronarët e tokave që preken nga aksi i parë i rrugës Shkodër – Velipojë një metër tokë është vlerësuar me 2 mijë lek metri katror.

Rruga Shkodër – Velipojë në pjesën më të madhe të saj është ndërtuar, mirëpo segmenti hyrës mbetet i bllokuar për shkak të mospërfundimit të procesit të shpronësimit.

Artikulli paraprakPËRUROHET SHKOLLA E MESME “MONS. LUÇJAN AVGUSTINI”
Artikulli tjetërGRABITËSI QË U VRA NË RINAS ËSHTË ADMIR MURATAJ